VENDIM PËR LEJIMIN E DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË PËRMBARIMIT DHE QENDRËS SË PUBLIKIMEVE ZYRTARE, SI AUTORITETE KONTRAKTORE, PëR KRYERjen e PROÇEDURAve të PROKURIMIT PËR “SISTEMIN E RI TË MENAXHIMIT ELEKTRONIK TË ÇËSHTJEVE” DHE PËR “BLERJE LETËR OF
V E N D I M
PëR
LEJIMIN E DREJTORISë Së PëRGJITHSHME Të PëRMBARIMIT DHE QENDRëS Së PUBLIKIMEVE ZYRTARE, SI AUTORITETE KONTRAKTORE, PëR KRYERjen e PROçEDURAve të PROKURIMIT PëR “SISTEMIN E RI Të MENAXHIMIT ELEKTRONIK Të çëSHTJEVE” DHE PëR “BLERJE LETëR OFFSET”
Në mbështetje të nenit 100, të Kushtetutës, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të ligjit nr.10190, datë 26.11.20009, “Për buxhetin e vitit 2010”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Lejimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Përmbarimit dhe Qendrës së Publikimeve Zyrtare, si autoritete kontraktore, për kryerjen e procedurave të prokurimit, me fondet e miratuara në buxhetin e këtij viti, përkatësisht, për “Sistemin e ri të menaxhimit elektronik të çështjeve” dhe për “Blerjen e letrës offset”, “Blerjen e materialeve ndihmëse të nevojshme për botimin e “Fletores zyrtare”, si dhe për të lidhur kontratat përkatëse.
2. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave dhe Agjencia e Prokurimit Publik për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
13/08/2010