VENDIM PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2010, MIRATUAR PËR KOMISIONIN QENDROR TË ZGJEDHJEVE, PËR PAGESËN E KOMISIONERËVE NË ZGJEDHJET E PJESSHME PËR PUSHTETIN VENDOR, PËR DISA BASHKI E KOMUNA, MË 15 NËNTOR 2009
V E N D I M
PëR
NJë SHTESë FONDI Në BUXHETIN E VITIT 2010, MIRATUAR PëR KOMISIONIN QENDROR Të ZGJEDHJEVE, PëR PAGESëN E KOMISIONERëVE Në ZGJEDHJET E PJESSHME PëR PUSHTETIN VENDOR, PëR DISA BASHKI E KOMUNA, Më 15 NëNTOR 2009
Në mbështetje të nenit 100, të Kushtetutës, të ligjit nr.10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 13, të ligjit nr.10190, datë 26.11.2009, “Për buxhetin e vitit 2010”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në buxhetin e miratuar për vitin 2010, t’i shtohet fondi prej 3 900 000 (tre milionë e nëntëqind mijë) lekësh, për pagesën e komisionerëve në zgjedhjet e pjesshme për pushtetin vendor, për disa bashki e komuna, të zhvilluara më 15 nëntor 2009, i ndarë përkatësisht:
· 3 400 000 (tre milionë e katërqind mijë) lekë, për paga;
· 500 000 (pesëqind mijë) lekë, për mallra e shërbime.
2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.
3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
13/08/2010