VENDIM PER KALIMIN NË PËRDORIM TE MINISTRISE SE ARSIMIT DHE SHKENCES, PËR UNIVERSITETIN “ISMAIL QEMALI”, TË OBJEKTIT “DEPARTAMENTI I DETARIS˔, NË VLORË
V E N D I M
PER
KALIMIN Në PëRDORIM TE MINISTRISE SE ARSIMIT DHE SHKENCES, PëR UNIVERSITETIN “ISMAIL QEMALI”, Të OBJEKTIT “DEPARTAMENTI I DETARISë”, Në VLORë
Në mbështetje të nenit 100, të Kushtetutës, dhe neneve 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes dhe ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Kalimin në përdorim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, për Universitetin “Ismail Qemali”, të objektit “Departamenti i Detarisë”, pjesë e pronës nr.904, me emërtesë “Akademia e Detarisë”, në Vlorë, për zhvillimin e programit mësimor, deri më datën 30.9.2017.
2. Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, i ndalohet të ndryshojë destinacionin e pronës së përcaktuar në këtë vendim, ta tjetërsojë atë ose t’ua japë në përdorim të tretëve.
3. Ministri i Mbrojtjes dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës të nxjerrin aktet e nevojshme për dhënien në përdorim të objektit, duke përcaktuar detyrimet për secilin institucion.
4. Ngarkohen ministri i Mbrojtjes dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
13/08/2010