VENDIM PËR ZËVENDËSIMIN E PERSONIT TË KONTAKTIT NË MARRËVESHJEN, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHOQËRISË MICROSOFT CORPORATION, PËR PROJEKTIN E PARTNERITETIT STRATEGJIK NË FUSHËN E TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT, TË
V E N D I M
PËR
ZËVENDËSIMIN E PERSONIT TË KONTAKTIT NË MARRËVESHJEN, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHOQËRISË MICROSOFT CORPORATION, PËR PROJEKTIN E PARTNERITETIT STRATEGJIK NË FUSHËN E TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT, TË MIRATUAR ME VENDIMIN NR.362, DATË 20.6.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 27, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në marrëveshjen, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë Microsoft Corporation, për projektin e partneritetit strategjik në fushën e teknologjisë së informacionit, miratuar me vendimin nr.362, datë 20.6.2007, të Këshillit të Ministrave, në pikën 7, “Kontaktet” fjalët “... qeveria, z.Etion Kapedani, drejtor IT, (Teknologjia e Informacionit), Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit,...” zëvendësohen kudo me “...qeveria e Republikës së Shqipërisë, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, drejtori...”.
2. Pika 2, e vendimit nr.362, datë 20.6.2007, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“2. Ngarkohen ministri і Financave dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit për zbatimin e këtij vendimi.”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N І S T R І
SALI BERISHA