VENDIM PËR MIRATIMIN E MASËS SË SHPËRBLIMIT TË ANËTARËVE TË KOMITETIT TË AUDITIMIT TË BRENDSHËM
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E MASËS SË SHPËRBLIMIT TË ANËTARËVE TË KOMITETIT TË AUDITIMIT TË BRENDSHËM
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 14, të ligjit nr.9720, datë 23.4.2007, “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Miratimin e masës së shpërblimit të anëtarëve të Komitetit të Auditimit të Brendshëm, prej 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekësh në muaj.
2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga fondet e miratuara në buxhetin e shtetit, për Ministrinë e Financave, programi “Auditimi i brendshëm”.
3. Ngarkohet ministri i Financave për zbatimin e këtij vendimi.
4. Vendimi nr.833, datë 11.12.2003, i Këshillit të Ministrave, “Për funksionimin e Komitetit të Auditimit të Brendshëm”, dhe çdo dispozitë tjetër nënligjore, që bie në kundërshtim me këtë vendim, shfuqizohen.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA