E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.27, DATË 19.1.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE TË VLERËSIMIT DHE TË DHËNIES SË KONCESIONEVE”, TË NDRYSHUAR

V E N D I M

PËR

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.27, DATË 19.1.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE TË VLERËSIMIT DHE TË DHËNIES SË KONCESIONEVE”, TË NDRYSHUAR


Nё mbёshtetje tё nenit 100 tё Kushtetutёs dhe të pikës 4, tё nenit 5, tё ligjit nr.9663, datё 18.12.2006, “Pёr koncesionet”, me propozimin e ministrit tё Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Kёshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Nё fund të nënndarjes “i”, të pikës 1, të kreut V, “Udhëzime për mënyrën e zbatimit të procedurave konkurruese”, të vendimit nr.27, datë 19.1.2007, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje:

“Në rastin kur objekti i kontratës së koncesionit është ndërtimi i hidrocentraleve, kontrata e përdorur do të jetë e formës “BOT”, që do të thotë ndërtim, operim dhe transferim i së drejtës së pronësisë dhe operimit, në përfundim të kontratës së koncesionit.

Me kërkesë të koncesionarëve, autoriteti kontraktor ka të drejtë t’i negociojë kontratat e lidhura të koncesionit, për reflektimin e konceptit BOT, të parashikuar në paragrafin e mësipërm.”.

Ky vendim hyn nё fuqi pas botimit nё “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet e tij edhe për procedurat e garave, për të cilat nuk janë nënshkruar kontratat e koncesionit.

 

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›