E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.315, DATË 21.3.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR EVIDENTIMIN DHE VLERËSIMIN E DËMEVE NË BASHKINË VORË, NË KOMUNAT KASHAR E PREZË, TË QARKUT TË TIRANËS, DHE NË KOMUNAT MAMINAS, MANZË DHE BUBQ, TË QARKUT TË DUR

V E N D I M

PËR

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.315, DATË 21.3.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR EVIDENTIMIN DHE VLERËSIMIN E DËMEVE NË BASHKINË VORË, NË KOMUNAT KASHAR E PREZË, TË QARKUT TË TIRANËS, DHE NË KOMUNAT MAMINAS, MANZË DHE BUBQ, TË QARKUT TË DURRËSIT, TË SHKAKTUARA NGA AKSIDENTI TEKNOLOGJIK”


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8756, datë 26.3.2001, “Për emergjencat civile”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Pas pikës 8, të vendimit nr.315, datë 21.3.2008, të Këshillit të Ministrave, shtohen pikat 9 e 10, me këtë përmbajtje:

“9.  Në rast ankesash të arsyetuara për vlerësimin apo mosvlerësimin, nga qytetarët apo subjektet, me propozimin e bashkive dhe të komunave të zonave të dëmtuara dhe me miratimin e qarqeve Tiranë dhe Durrës, ngrihen grupe të reja pune, ku të përfshihen specialistë, sipas fushave përkatëse.

10.  Grupet e punës, të ngritura sipas pikës 9, të këtij vendimi, ndjekin të njëjtën procedurë vlerësimi, të parashikuar në këtë vendim.”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›