E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR DHËNIE NDIHME FINANCIARE QEVERISË SË REPUBLIKËS POPULLORE TË KINËS, PËR LEHTËSIMIN E PASOJAVE, TË SHKAKTUARA NGA TËRMETI I DATËS 12.5.2008, NË PROVINCËN SICHUAN

V E N D I M


PËR

DHËNIE NDIHME FINANCIARE QEVERISË SË REPUBLIKËS POPULLORE TË KINËS, PËR LEHTËSIMIN E PASOJAVE, TË SHKAKTUARA NGA TËRMETI I DATËS 12.5.2008, NË PROVINCËN SICHUAN

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 21 e 27, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, “Për  hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të neneve 8 e 11, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ministrisë së Financave, në buxhetin e miratuar për vitin 2008, t’i shtohet fondi prej 40 000 (dyzet mijë) USD-sh, për t’ia dhënë, si ndihmë financiare, për lehtësimin e pasojave, të shkaktuara nga tërmeti në provincën Sichuan, qeverisë së Republikës Popullore të Kinës.

2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Punëve të Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


K R Y E M I N I S T R I


SALI  BERISHA


Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›