VENDIM PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES FINANCIARE, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMISIONIT TË KOMUNITETEVE EUROPIANE, “PËR PROGRAMIN NDËRKUFITAR SHQIPËRI – MALI I ZI, PËR VITIN 2009, TË KOMPONENTIT TË DYTË
V E N D I M
PëR
MIRATIMIN, Në PARIM, Të MARRëVESHJES FINANCIARE, NDëRMJET KëSHILLIT Të MINISTRAVE Të REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë DHE KOMISIONIT Të KOMUNITETEVE EUROPIANE, “PëR PROGRAMIN NDëRKUFITAR SHQIPëRI – MALI I ZI, PëR VITIN 2009, Të KOMPONENTIT Të DYTë Të INSTRUMENTIT Të NDIHMëS Së PARAADERIMIT (IPA)-BASHKëPUNIMI NDëRKUFITAR PëR SHQIPëRINë
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Integrimit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Komuniteteve Europiane, “Për programin ndërkufitar Shqipëri – Mali i Zi, për vitin 2009, të komponentit të dytë të Instrumentit të ndihmës së Paraaderimit (IPA) -Bashkëpunimi ndërkufitar për Shqipërinë” .
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI
SALI BERISHA
10/02/2010