E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË, PËR BASHKËPUNIMIN FINANCIAR PËR VITET 2006, 2007 e 2008, PËR PROJEKTET “LINJA UNAZORE 110

V E N D I M
PëR
MIRATIMIN, Në PARIM, Të MARRëVESHJES, NDëRMJET KëSHILLIT Të MINISTRAVE Të REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë DHE QEVERISë Së REPUBLIKëS FEDERALE Të GJERMANISë, PëR BASHKëPUNIMIN FINANCIAR PëR VITET 2006, 2007 e 2008, PëR PROJEKTET “LINJA UNAZORE 110 KV Në SHQIPëRINë JUGORE (PëRMIRëSIMI I EFICIENCëS Në FUSHëN E ENERGJISë)” DHE “LINJA 400 KV SHQIPëRI-KOSOVë (TIRANë-PRISHTINë)”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë,  për bashkëpunimin financiar  për vitet 2006, 2007 e 2008, në kuadër të projekteve në sektorin energjetik, si më poshtë vijon:
1. “Linja unazore 110 kV në Shqipërinë Jugore (Përmirësimi i eficiencës në fushën e energjisë)”, me një hua prej 11.250.000 (njëmbëdhjetë milionë e dyqind e pesëdhjetë mijë) eurosh, e cila jepet në bazë të protokolleve të viteve 2006 dhe 2007.
2. “Linja 400 kV Shqipëri-Kosovë (Tiranë-Prishtinë)”, me një hua, me kushte të favorshme, me vlerë deri në 42 000 000 (dyzet e dy milionë) euro, e cila jepet në bazë të protokollit të bisedimeve të vitit 2008.
3. “Linja unazore 110 kV në Shqipërinë Jugore (Përmirësimi i eficiencës në fushën e energjisë)”, me një hua, me kushte të favorshme, me vlerë deri në 37 750 000 (tridhjetë e shtatë milionë e shtatëqind e pesëdhjetë mijë) euro, e cila jepet në bazë të protokollit të bisedimeve të vitit 2008.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.                                                     
K R Y E M I N I S T R I
  SALI  BERISHA10/02/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›