VENDIM PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR. 561, DATË 16.8.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, ”PËR PAGAT SIPAS GRADAVE PËR PUNONJËSIT, OFICERË DHE NËNOFICERË, TË GARDËS SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRIS˔
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR. 561, DATË 16.8.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, ”PËR PAGAT SIPAS GRADAVE PËR PUNONJËSIT, OFICERË DHE NËNOFICERË, TË GARDËS SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5/1, të ligjit nr.8487, datë 13.5.1999, “Për kompetencat për caktimin e pagave të punës”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.10 025, datë 27.11.2008 “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Lidhja nr.1, “Niveli i pagës për gradë, sipas roleve, për punonjësit e Gardës së Republikës”, e përmendur në pikën 1, të vendimit nr.561, datë 16.8.2006, të Këshillit të Ministrave, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, do të përballohen nga fondet buxhetore të vitit 2009, parashikuar për rritjen e pagave.
3. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 maj 2009.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
27/04/2009