E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR. 371, DATË 14.6.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË NËPUNËSVE TË DISA INSTITUCIONEVE, NË VARËSI TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE/KRYEMINISTRIT”, TË

V E N D I M

 

PËR

 

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN  NR. 371, DATË 14.6.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË NËPUNËSVE TË DISA INSTITUCIONEVE, NË VARËSI TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE/KRYEMINISTRIT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5/1 të ligjit nr.8487, datë 13.5.1999, “Për kompetencat për caktimin e pagave të punës”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr. 10025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në vendimin nr. 371, datë 14.06.2006, të ndryshuar, të bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:

a) Lidhja nr.1, që përmendet në pikën 2, të zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

b) Lidhja nr.1/1, që përmendet në pikën 2/1, të zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

c) Lidhja nr.2, që përmendet në pikën 3, të zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

ç)  Pika 4 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“4. Paga e grupit (kolona 1), e lidhjeve nr. 1, 1/1 dhe 2, “Diplomë e shkollës së lartë”, është 12 000 (dymbëdhjetë mijë) lekë.”.

d) Pas pikës 8 shtohet pika 8/1, me këtë përmbajtje:

“8/1. Nëpunësit në pozicionet “Specialist (arkivi)”, në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave dhe drejtoritë rajonale/vendore të sistemit të arkivave të shtetit, përfitojnë shtesë për kushte të vështira e të dëmshme për shëndetin. Kjo shtesë është në masën dhe sipas rregullave e kritereve të përcaktuara në vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave, për pagat e punonjësve mbështetës.”.

6. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga fondet e politikës së pagave, miratuar për vitin 2009.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 maj 2009.

 

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA


27/04/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›