E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.1092, DATË 2.07.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË PUNONJËSVE TË DOGANAVE”

V E N D I M

 

PËR

 

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.1092, DATË 2.07.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË PUNONJËSVE TË DOGANAVE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5/1, të ligjit nr.8487, datë 13.5.1999, “Për kompetencat për caktimin e pagave të punës”, të ndryshuar, dhe të  ligjit nr.10 025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave 

V E N D O S I :

1. Në vendimin nr.1092, datë 2.7.2008, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:

a)     Lidhja nr.1, “Struktura e pagave të sistemit doganor”, e përmendur në     pikën 1, zëvendësohet me lidhjen nr.1, “Struktura dhe nivelet e pagave për punonjësit e doganave”, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

b)     Vlera e pagës së grupit  prej 11 000 (njëmbëdhjetë mijë) lekësh, përmendur në pikën 2, zëvendësohet me 12 000 (dymbëdhjetë mijë) lekë në muaj. 

c)     Pika 7 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“7. Punonjësit në pozicionet “Specialist laboratori” dhe “Asistent laboratori”, të klasifikimeve C1 e C2,  si dhe punonjësit e tjerë mbështetës,  të cilët u përkasin klasifikimeve “D1”, “D2”e “D3”, përfitojnë shtesën për dëmshmëri shëndeti, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, për  pagat e punonjësve mbështetës në institucionet buxhetore.”.

2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, do të përballohen nga fondet buxhetore të vitit 2009, të planifikuara për rritjen e pagave. 

3. Ngarkohet Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi. 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 maj 2009. 

  K R Y E M I N S T R I

 

SALI BERISHA


27/04/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›