VENDIM PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.78, DATË 8.2.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRIJIMIN E MATURËS SHTETËRORE DHE PRANIMET NË SHKOLLAT E LARTA PUBLIKE”, TË NDRYSHUAR
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.78, DATË 8.2.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRIJIMIN E MATURËS SHTETËRORE DHE PRANIMET NË SHKOLLAT E LARTA PUBLIKE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 63, të ligjit nr.7952, datë 21.6.1995, “Për sistemin arsimor parauniversitar”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pika 6, e vendimit nr.78, datë 8.2.2006, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shfuqizohet.
2. Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA