VENDIM PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.500, DATË 21.9.2000, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR NJËSITË E SHOQËRISË “ARMO”, SHA, QË NUK DO TË VLERËSOHEN SI PJESË TË SEKTORËVE ME RËNDËSI TË VEÇANT˔
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.500, DATË 21.9.2000, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR NJËSITË E SHOQËRISË “ARMO”, SHA, QË NUK DO TË VLERËSOHEN SI PJESË TË SEKTORËVE ME RËNDËSI TË VEÇANTË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 12, të ligjit nr.8306, datë 14.3.1998, “Për strategjinë e privatizimit të sektorëve me rëndësi të veçantë”, dhe të neneve 3 e 8, të ligjit nr.9117, datë 24.7.2003, “Për përcaktimin e formës dhe të strukturës së formulës së privatizimit të “Armo”, sha-së, Fier”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.500, datë 21.9.2000, të Këshillit të Ministrave, në listën e njësive të shoqërisë, ARMO, sha, që nuk do të vlerësohen si pjesë të sektorëve me rëndësi të veçantë të shtohen edhe këto njësi:
- Dega e shpërndarjes së karburantit, Lushnjë;
- Dega e shpërndarjes së karburantit, Tiranë;
- Dega e shpërndarjes së karburantit, Elbasan;
- Dega e shpërndarjes së karburantit, Laç;
- Dega e shpërndarjes së karburantit, Sarandë;
- Dega e shpërndarjes së karburantit, Pogradec;
- Dega e shpërndarjes së karburantit, Gjirokastër.”.
2. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M І N І S T R І
SALI BERISHA