VENDIM PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.868, DATË 12.12.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E INSPEKTORATIT NDËRTIMOR E URBANISTIK KOMBËTAR”
V E N D I M
PëR
NJë NDRYSHIM Në VENDIMIN NR.868, DATë 12.12.2007, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E INSPEKTORATIT NDëRTIMOR E URBANISTIK KOMBëTAR”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 8, të ligjit nr.9780, datë 16.7.2007, “Për inspektimin e ndërtimit”, dhe të nenit 10, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizmimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Pika 2 e vendimit nr.868, datë 12.12.2007, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet, si më poshtë si vijon:
“2. Inspektorati Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar e shtrin veprimtarinë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Struktura dhe organika e Inspektoratit Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar përcaktohen me urdhër të Kryeministrit, me propozimin e ministrit përgjegjës në fushën e ndërtimit dhe urbanistikës.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
07/07/2010