E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË KONVENTËS RAJONALE TË RREGULLAVE PREFERENCIALE TË ORIGJINËS PAN-EURO-MED

V E N D I M

PëR

MIRATIMIN, Në PARIM, Të KONVENTëS RAJONALE Të RREGULLAVE PREFERENCIALE Të ORIGJINëS PAN-EURO-MED

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të konventës rajonale të rregullave preferenciale të origjinës Pan-Euro-Med, sipas tekstit dhe anekseve e protokolleve të saj, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


07/07/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›