VENDIM PËR TRANSFERIMIN E SIPËRFAQES 116 M2, NGA TRUALLI FUNKSIONAL I PRONËS NR.1047, “QENDËR MOBILIZIMI”, BERAT, NË PRONËSI TË BASHKISË BERAT DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.515, DATË 18.7.2003, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTË
V E N D I M
PëR
TRANSFERIMIN E SIPëRFAQES 116 M2, NGA TRUALLI FUNKSIONAL I PRONëS NR.1047, “QENDëR MOBILIZIMI”, BERAT, Në PRONëSI Të BASHKISë BERAT DHE PëR NJë NDRYSHIM Në VENDIMIN NR.515, DATë 18.7.2003, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR MIRATIMIN E LISTëS Së INVENTARIT Të PRONAVE Të PALUAJTSHME, SHTETëRORE, Të CILAT I KALOJNë Në PëRGJEGJëSI ADMINISTRIMI MINISTRISë Së MBROJTJES”, Të NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, shkronja “c”, 5, 7 e 8, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Transferimin e sipërfaqes 116 (njëqind e gjashtëmbëdhjetë) m2 dhe gjatësi 38.6 (tridhjetë e tetë pikë gjashtë) ml, nga trualli funksional i pronës nr.1047, “Qendër Mobilizimi” në Berat, e cila ndodhet në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes, në pronësi të Bashkisë Berat, sipas genplanit bashkëlidhur, për ta përdorur për nevoja urbanistike (rrugë publike).
2. Në listën e pronave bashkëlidhur vendimit nr.515, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme, shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Mbrojtjes”, të ndryshuar, të hiqet sipërfaqja 116 (njëqind e gjashtëmbëdhjetë) m2 nga trualli funksional i pronës nr.1047, “Qendër mobilizimi” në Berat.
3. Bashkisë Berat i ndalohet ta ndryshojë destinacionin e sipërfaqes të përcaktuar në këtë vendim, ta tjetërsojë ose t’ua japë në përdorim të tretëve.
4. Bashkia Berat të rindërtojë murin rrethues, që do të prishet, brenda një muaji nga dorëzimi i sipërfaqes së përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi.
5. Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes të bëjë dorëzimin për kalimin në pronësi të kësaj sipërfaqeje Bashkisë Berat, sipas legjislacionit në fuqi.
6. Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Bashkia Berat për ndjekjen dhe zbatimin e procedurave tê nevojshme për transferimin e kësaj sipërfaqeje.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
07/07/2010