E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PËR MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR PUNË TË SIGURT ME BURIMET E RREZATIMEVE JONIZUESE”

V E N D I M

PëR

MIRATIMIN E RREGULLORES “PëR PUNë Të SIGURT ME BURIMET E RREZATIMEVE JONIZUESE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 9, të ligjit nr.8025, datë 9.11.1995, ‘Për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e rregullores “Për punë të sigurt me burimet e rrezatimeve jonizuese”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimet për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” .

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


07/07/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›