VENDIM PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.932, DATË 2.7.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E PAGAVE DHE TË SHTESAVE MBI PAGË TË PUNONJËSVE SHQIPTARË, PËR KOHËN QË SHËRBEJNË SI OFICERË KONTAKTI, PRANË MINISTRIVE TË BRENDSHME, HOMOLOGE TË
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.932, DATË 2.7.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E PAGAVE DHE TË SHTESAVE MBI PAGË TË PUNONJËSVE SHQIPTARË, PËR KOHËN QË SHËRBEJNË SI OFICERË KONTAKTI, PRANË MINISTRIVE TË BRENDSHME, HOMOLOGE TË SHTETEVE TË NDRYSHME, TË ATASHUAR NË PËRFAQËSITË DIPLOMATIKE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10 e 47, të ligjit nr.9749, datë 4.6.2007, “Për Policinë e Shtetit”, të nenit 5/1, të ligjit nr.8487, datë 13.5.1999, ‘Për kompetencat për caktimin e pagave të punës”, të ndryshuar, dhe të nenit 78, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Lidhja nr.1, që i bashkëlidhet vendimit nr.932, datë 2.7.2008, të Këshillit të Ministrave, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër e emërtim, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 korrik 2008.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA