VENDIM PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.205, DATË 13.4.1999, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DISPOZITAT ZBATUESE TË KODIT DOGANOR”, TË NDRYSHUAR
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.205, DATË 13.4.1999, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DISPOZITAT ZBATUESE TË KODIT DOGANOR”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 9 e 13, të ligjit nr.8449, datë 27.1.1999, “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në pikën 3, të kreut I, titulli II, të pjesës I, të vendimit nr.205, datë 13.4.1999, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:
a) Numri i punonjësve në organikën e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave nga 1 000 bëhet 1 027 veta, të shpërndarë në nivel qendror dhe vendor.
b) Lidhja 1, “Struktura organike”, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA