E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2007, MIRATUAR PËR MINISTRINË E SHËNDETËSISË, PËR MBULIMIN E PJESSHËM TË SHPENZIMEVE, PËR KURIMIN E Z.SHERIF SULEJMANI, NË GREQI

V E N D I M

PËR

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2007, MIRATUAR PËR MINISTRINË E SHËNDETËSISË, PËR MBULIMIN E PJESSHËM TË SHPENZIMEVE, PËR KURIMIN E Z.SHERIF SULEJMANI, NË GREQI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 21 e 27,  të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.9645,      datë 27.11.2006, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2007”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.       Ministrisë së Shëndetësisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2007, zëri “Shpenzime operative”, t’i shtohet fondi prej 1 000 000 (një milion) lekësh, për përballimin e pjesshëm të shpenzimeve, për kurimin e z. Sherif Sulejmani, në Greqi.

2.       Ky fond të  përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

3.       Pagesa të bëhet pas paraqitjes së faturave origjinale të institucionit të kurimit.

4.       Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›