E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.475, DATË 13.7.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, « PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË NËPUNËSVE CIVILË, ZËVENDËSMINISTRIT DHE NËPUNËSVE TË KABINETEVE, NË KRYEMINISTRI, APARATET E MINISTRIVE T

V E N D I M

PËR

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.475, DATË 13.7.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, « PËR MIRATIMIN  E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË NËPUNËSVE CIVILË, ZËVENDËSMINISTRIT DHE NËPUNËSVE TË KABINETEVE, NË KRYEMINISTRI, APARATET E MINISTRIVE TË LINJËS, ADMINISTRATËN E PRESIDENTIT, KUVENDIT DHE KOMISIONIT QENDROR TË ZGJEDHJEVE»

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 18 e 29, të ligjit nr.8549, datë 11.11.1999, « Statusi i nëpunësit civil », të nenit 5/1, të ligjit nr.8487, datë 13.5.1999, « Për kompetencat për caktimin e pagave të punës », të ndryshuar, dhe të ligjit nr.9645, datë 27.11.2006, « Për buxhetin e shtetit, të vitit 2007 », të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Pas pikës  6, të vendimit nr.475, datë 13.7.2007, të Këshillit të Ministrave, shtohet pika 6/1, me këtë përmbajtje:

«6/1. Pozicionet « Drejtor i Departamentit të Kontrollit të Brendshëm Administrativ dhe Antikorrupsionit » dhe « Drejtor i Departamentit të Bashkërendimit të Strategjive dhe Koordinimit të Ndihmës së Huaj », në Kryeministri, përfitojnë një shtesë, për kushte pune, prej 8 000 (tetë mijë) lekësh, në muaj, mbi pagën mujore, të kategorisë përkatëse. Pozicionet « Inspektor në Departamentin e Kontrollit të Brendshëm Administrativ dhe Antikorrupsionit » dhe « Koordinator në Departamentin e Bashkërendimit të Strategjive dhe Koordinimit të Ndihmës së Huaj », në Kryeministri, përfitojnë një shtesë, për kushte pune, prej 10 000 (dhjetë mijë) lekësh në muaj, mbi pagën bazë mujore. ».

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në « Fletoren zyrtare ».

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›