E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2008, MIRATUAR PËR AGJENCINË KOMBËTARE TË SHOQËRISË SË INFORMACIONIT, PËR REALIZIMIN ME SHOQËRINË “MICROSOFT” TË PROJEKTIT TË PARTNERITETIT STRATEGJIK, NË FUSHËN E TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT

V E N D I M


PËR

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2008, MIRATUAR PËR AGJENCINË KOMBËTARE TË SHOQËRISË SË INFORMACIONIT, PËR REALIZIMIN ME SHOQËRINË “MICROSOFT” TË PROJEKTIT TË PARTNERITETIT STRATEGJIK, NË FUSHËN E TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 21 e 27, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe  të neneve 8 e 11, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar,  me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, në buxhetin e miratuar për vitin 2008, t’i shtohet fondi prej 142 000 000 (njëqind e dyzet e dy milionë) lekësh, si pjesë e fondit të përgjithshëm 426 000 000  (katërqind e njëzet e gjashtë milionë) lekë, për realizimin me shoqërinë “Microsoft” të projektit të partneritetit strategjik, në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit.

2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit për zbatimin e këtij  vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›