VENDIM PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.53, DATË 21.1.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR NGARKIMIN E MINISTRISË SË BRENDSHME PËR KRYERJEN E PROCEDURAVE TË PROKURIMIT PUBLIK, NË EMËR DHE PËR LLOGARI TË KRYEMINISTRISË, MINISTRIVE DHE INSTITUCIONEVE TË
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.53, DATË 21.1.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR NGARKIMIN E MINISTRISË SË BRENDSHME PËR KRYERJEN E PROCEDURAVE TË PROKURIMIT PUBLIK, NË EMËR DHE PËR LLOGARI TË KRYEMINISTRISË, MINISTRIVE DHE INSTITUCIONEVE TË VARËSISË, PËR DISA MALLRA DHE SHËRBIME”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 75, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, t¸ ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në fund të pikës 1, të vendimit nr.53, datë 21.1.2009, të Këshillit të Ministrave, shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje:
“Përjashtimisht, lejohet Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve të realizojë, për vitin 2009, procedurën e prokurimit, me objekt: “Blerje pajisjesh sistemi IT”.”.
2. Ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Agjencia e Prokurimit Publik për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
22/04/2009