E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshillit të Ministrave: V E N D I M PËR

Projektligje dhe vendime të miratuara sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave:

V E N D I M

PËR  

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË GREQISË, PËR KËRKIMIN, ZHVARRIMIN, IDENTIFIKIMIN DHE VARRIMIN E USHTARAKËVE GREKË, TË RËNË NË SHQIPËRI GJATË LUFTËS GREKO-ITALIANE TË VITEVE 1940-1941, DHE PËR NDËRTIMIN E VENDPREHJES PËR TA, BRENDA TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”

 

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë, për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941, dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

 

P R O J E K T L I GJ

PËR

RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS  SË GREQISË, PËR KËRKIMIN, ZHVARRIMIN, IDENTIFIKIMIN DHE VARRIMIN E USHTARAKËVE GREKË, TË RËNË NË SHQIPËRI GJATË LUFTËS GREKO-ITALIANE TË VITEVE 1940-1941, DHE PËR NDËRTIMIN E VENDPREHJES PËR TA, BRENDA TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, e  121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Neni 1

 

Ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së  Greqisë, për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941, dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

 

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I

 

JOZEFINA TOPALLI

***

v e n d i m

PER

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.115, DATË 2.2.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E NUMRIT TË PUNONJËSVE ME KONTRATË TË PËRKOHSHME PËR VITIN 2009, NË DISA MINISTRI DHE INSTITUCIONE QENDRORE”

N¸ mb¸shtetje t¸ nenit 100 t¸ Kushtetut¸s dhe të pikës 2, të nenit 18, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, K¸shilli i Ministrave

V E N D O S I:

Pikat  1 e 3, të vendimin nr.115, datë 2.2.2009, të Këshillit të Ministrave, ndryshohen, si më poshtë vijon:

“1.  Numri i punonjësve me kontratë të përkohshme, për vitin 2009, për ministritë dhe institucionet qendrore është 2568 punonjës, sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

3. Ngarkohet Ministria e Financave të miratojë detajimin e numrit të punonjësve, sipas lidhjes nr.1, të pikës 1, me profesione dhe afate kohore, brenda kritereve të vendimit nr.1703, datë 24.12.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për vendosjen e standardeve të shërbimeve dhe të veprimtarive sezonale/përkohshme për ministritë dhe institucionet buxhetore,”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

***

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SPECIFIKE, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SUEDISË, NË FUSHËN E TATIMEVE (FAZA II)

 

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të  ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

 V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes specifike, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Suedisë, në fushën e tatimeve (Faza II).

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

K R Y E M I N I S T R I

 

 

SALI BERISHA

***

V E N D I M

 

 

PËR

 

 

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.53, DATË 21.1.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR NGARKIMIN E MINISTRISË SË BRENDSHME PËR KRYERJEN E PROCEDURAVE TË PROKURIMIT PUBLIK, NË EMËR DHE PËR LLOGARI TË KRYEMINISTRISË, MINISTRIVE DHE INSTITUCIONEVE TË VARËSISË, PËR DISA MALLRA DHE SHËRBIME”

 

 

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 75, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, t¸ ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave                                  

 

 

V E N D O S I:

 

 

1.     Në fund të pikës 1, të vendimit nr.53, datë 21.1.2009, të Këshillit të Ministrave, shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje:

“Përjashtimisht, lejohet Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve të realizojë, për vitin 2009, procedurën e prokurimit, me objekt: “Blerje pajisjesh sistemi IT”.”.

2.     Ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Agjencia e Prokurimit Publik për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

 

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

***

V E N D I M

PËR

PËRCAKTIMIN E DETYRAVE DHE TË FUNKSIONEVE TË DREJTORISË SË HETIMIT TATIMOR

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 105, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave                                  

 

V E N D O S I:

1.     Drejtoria e Hetimit Tatimor, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, është përgjegjëse për drejtimin, në mënyrë të unifikuar të strukturave të hetimit tatimor. Drejtoria e Hetimit Tatimor varet nga zëvendësdrejtori i Përgjithshëm Operacional dhe përgjigjet para drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve për të gjithë veprimtarinë e strukturave të hetimit tatimor.

2.     Drejtoria e Hetimit Tatimor ka detyrë të:

a.         parandalojë, zbulojë, dokumentojë e ndërpresë veprimtarinë kriminale në fushën e tatimeve dhe të taksave, si dhe të bëjë hetimin paraprak të veprave penale, që parashikohen në nenin 131, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, në nenet 180-182, të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Hetimi paraprak kryhet në përputhje me rregullat e përcaktuara në Kodin e Procedurës Penale;

b.         bëjë rekomandim për drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, për marrjen e masave në mbrojtje të sistemit tatimor nga mashtrimet, evazioni fiskal dhe veprimtaria kriminale;

c.         mbledhë, përpunojë, ruajë, analizojë, shfrytëzojë dhe shpërndajë informacionin për shkeljet e dyshuara, të mundshme ose faktike, në fushën e tatimeve dhe të taksave nga subjektet tatimpaguese. Mbledhja, dokumentimi, ruajtja e shfrytëzimi i informacionit bëhen në përputhje me rregullat e miratuara nga drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, duke zbatuar rregullat e ruajtjes së sekretit;

ç)   marrë të dhëna nga burime legale ose nga bashkëpunimi i fshehtë me individë. Bashkëpunimi i fshehtë me individë, shtetas shqiptarë apo të huaj, bëhet kurdoherë me marrëveshje, në bazë të vullnetit të lirë, pa shpërblim ose me shpërblim, duke ruajtur, kurdoherë, sekretin e marrëveshjes dhe të informacionit;

d)  bashkëpunojë me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, njësinë e pastrimit të parave, Policinë e Shtetit dhe shërbimet e tjera inteligjente, duke shkëmbyer informacione, duke dhënë ose marrë ekspertiza të kualifikuara, në funksion të zbulimit të krimeve në fushën e tatimeve, pastrimit të parave etj. Për këtë ajo cakton punonjës të specializuar, për të bashkërenduar punën me këto institucione.

3.     Punonjës të autorizuar të Drejtorisë së Hetimit Tatimor kanë të drejtë të thërrasin për të pyetur përfaqësues të subjektit tatimpagues, dëshmitarë ose shtetas të tjerë, që kanë dijeni për vepra penale në fushën e tatimeve dhe të taksave. Këta punonjës mund të këqyrin objektet ku ndodhen dokumentet dhe mallrat, që shërbejnë si burim prove për hetim, sipas të gjitha rregullave të përcaktuara në Kodin e Procedurës Penale dhe duke hartuar dokumentet e duhura, që parashikon ky Kod.

4.     Punonjësit e njësive të hetimit tatimor për gjurmimin dhe hetimin e veprave penale, fiksimin dhe dokumentimin e provave, përdorin mjete teknike dhe elektronike, të posaçme. Llojet e mjeteve dhe rregullat e përdorimit të tyre përcaktohen nga drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve.

5.     Drejtuesit e strukturave të tjera, brenda sektorit tatimor, bashkëveprojnë me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, duke dërguar atje materiale dhe informacione për subjekte të veçanta tatimpaguese, për të cilat dyshohet se mund të kryejnë ose kanë kryer evazion fiskal ose mashtrim tatimor.

6.     Fondi për shpërblimin e burimeve njerëzore me të cilët ka marrëveshje për bashkëpunim të fshehtë, caktohet zë më vete në buxhetin vjetor të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Rregullat dhe masat e shpërblimit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

7.     Ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, që deri më 30.5.2009, të nxjerrë aktet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

***

V E N D I M

PËR

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.335, DATË 2.9.1997, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR LËSHIMIN E PASAPORTAVE DIPLOMATIKE DHE TË SHËRBIMIT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 4, të ligjit nr.8668, datë 23.11.2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

                V E N D O S I:

Në fund të pikës 3, të vendimit nr.335, datë 2.9.1997, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të shtohen edhe emërtesat:

“-  Drejtori i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), drejtorët e drejtorive, përgjegjësit e sektorëve dhe specialistët në DSIK.”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

***

v e n d i m

P¨R

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.42, DATË 16.1.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E RREGULLORES PËR KRITERET DHE PROCEDURAT E DHËNIES SË LICENCAVE PROFESIONALE TË ZBATIMIT, KLASIFIKIMIT DHE DISIPLINIMIT TË SUBJEKTEVE JURIDIKE, QË USHTROJNË VEPRIMTARI NDËRTIMI”, TË NDRYSHUAR

N¸ mb¸shtetje t¸ nenit 100 t¸ Kushtetut¸ dhe të neneve 8 e 18, të ligjit nr.8402, datë 10.9.1998, “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, K¸shilli i Ministrave

V E N D O S I:

Pika 5 e kreut IX, “Dispozita kalimtare dhe të fundit”, të rregullores, që i bashkëlidhet vendimit nr.42, datë 16.1.2008, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“5.  Rikategorizimi dhe riklasifikimi i licencave të dhëna para hyrjes në fuqi të vendimit nr.42, datë 16.1.2008, të Këshillit të Ministrave, përfundon 6 muaj pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi.”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

***

V E N D I M

PËR

 

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR BULQIZË-URA ÇERENECIT

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve  5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”,  dhe të nenit 8, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurisë së paluajtshme, pronë private (objekte, kultura bujqësore), që preket nga ndërtimi i segmentit rrugor Bulqizë-Ura Çerenecit.

2.  Shpronësimi të bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.

3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohet, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës së kompensimit përkatës, që paraqitet në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për objektet dhe kulturat bujqësore, me një vlerë të përgjithshme shpronësimi 9 369 474 (nëntë milionë e treqind e gjashtëdhjetë e nëntë mijë e katërqind e shtatëdhjetë e katër) lekë.

4.  Vlera e përgjithshme e shpronësimit, 9 369 474 (nëntë milionë e treqind e gjashtëdhjetë e nëntë mijë e katërqind e shtatëdhjetë e katër) lekë, të përballohet nga llogaria e veçantë e Ministrisë së Financave, në Bankën e Shqipërisë, “Fondi i shpronësimeve”.

5. Shpronësimi të fillojë  më 22.4.2009 dhe të përfundojë më 15.7.2009.

6.  Pronarët  e listës, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi “proces regjistrimi” ose “Konfirmim ZRPP”, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.

7.  Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve të kryejë verifikimet për përputhshmërinë e sipërfaqeve, të cilat preken, me numrin e pasurive në pronësi të pronarëve, që shpronësohen.

9. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave  dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI BERISHA

***

   

V E N D I M

 

PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.236, DATË 6.3.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRIJIMIN E QENDRËS NDËRUNIVERSITARE TË ZHVILLIMIT TË TELEMATIKËS”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9704, datë 2.4.2007, “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë, për realizimin e një qendre shërbimesh dhe të një rrjeti telematik për universitetet”, dhe të nenit 6, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Kudo në vendimin nr.236, datë 6.3.2009, të Këshillit të Ministrave, emërtesa “Qendra Ndëruniversitare e Zhvillimit të Telematikës” zëvendësohet me “Qendra Ndëruniversitare e Shërbimeve dhe e Rrjetit Telematik”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI BERISHA

***

V E N D I M

PËR

 

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.207, DATË 9.5.2002, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E PUNËVE TË VËSHTIRA OSE TË RREZIKSHME”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 84, pika 3, 90 e 100, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i Ministrave

                                     V E N D O S I:

1.      Në pikën 3, të vendimit nr.207, datë 12.7.2002, të Këshillit të Ministrave, të shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje:

“Punëdhënësit dhe punëmarrësit, me marrëveshje dypalëshe për këto vende pune, parashikojnë që kohëzgjatja maksimale javore e punës të mos kalojë 48 orë në javë, përfshirë në këtë kohëzgjatje edhe orët shtesë të punës.”.

2.      Ngarkohet Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta për kontrollin e zbatimit të këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

 

SALI BERISHA

***

V E N D I M

 

PËR

LIRIMIN, MANDATIMIN DHE RIMANDATIMINTË DISA ANËTARËVE TË KËSHILLIT KOMBËTAR TË KONTABILITETIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 20, të ligjit nr.9228,  datë 29.4.2004, “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.        Lirimin nga funksioni, për shkak të përfundimit të mandatit, të dy anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit:

-          Z. Thanas Dhimarko;

-          Z. Sherif Bundo.

2.         Mandatimin si anëtarë të Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit të:

-           Z. Agim Binaj, propozuar nga Unioni i Dhomave të Tregtisë;

-          Z. Nezir Haldeda, propozuar nga ministri i Financave.

3.         Rimandatimin si anëtarë të Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit të:

-           Z. Sotiraq Dhamo, propozuar nga Instituti i Kontabilistëve të Miratuar;

-          Z. Ylber Bezo, propozuar nga ministri i Financave.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI BERISHA

***

 

V E N D I M

PËR

 

MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI AMDINISTRIMI SHOQËRISË ANONIME “TRAJTIMI I STUDENTËVE, NR.1”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 8, pika 1, e 13, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.     Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi shoqërisë anonime “Trajtimi i studentëve, nr.1”.

Lista me 6 (gjashtë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 43 (dyzet e tre).

2.      Ngarkohen ministri i Brendshëm, drejtori i shoqërisë anonime “Trajtimi i studentëve, nr.1” dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

 

 

SALI  BERISHA

***

V E N D I M

PËR

 

MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË KOMUNËN GURRË,  TË QARKUT TË DIBRËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të  pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.     Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Gurrë, të qarkut të Dibrës, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.

Lista me 47 (dyzet e shtatë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 296 (dyqind e nëntëdhjetë e gjashtë).

2.     Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

 

***

 

V E N D I M

PËR

 

MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË KOMUNËN KUKUR, TË QARKUT TË ELBASANIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të  pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.     Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Kukur, të qarkut të Elbasanit, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.

Lista me 73 (shtatëdhjetë e tre) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 509 (pesëqind e nëntë).

2.     Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

 

***

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›