E Shtunë, 31 Tetor 2026

PROJEKTLIGJ PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË GREQISË, PËR KËRKIMIN, ZHVARRIMIN, IDENTIFIKIMIN DHE VARRIMIN E USHTARAKËVE GREKË, TË RËNË NË SHQ

P R O J E K T L I GJ

PËR

RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS  SË GREQISË, PËR KËRKIMIN, ZHVARRIMIN, IDENTIFIKIMIN DHE VARRIMIN E USHTARAKËVE GREKË, TË RËNË NË SHQIPËRI GJATË LUFTËS GREKO-ITALIANE TË VITEVE 1940-1941, DHE PËR NDËRTIMIN E VENDPREHJES PËR TA, BRENDA TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, e  121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Neni 1

 

Ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së  Greqisë, për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941, dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

 

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I

 

JOZEFINA TOPALLI


22/04/2009 Votoni per projektligjin PO:       JO: 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›