VENDIM PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8306, DATË 14.2.1998, “PËR STRATEGJINË E PRIVATIZIMIT TË SEKTORËVE ME RËNDËSI TË VEÇANT˔, TË NDRYSHUAR”
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8306, DATË 14.2.1998, “PËR STRATEGJINË E PRIVATIZIMIT TË SEKTORËVE ME RËNDËSI TË VEÇANTË”, TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për një ndryshim në ligjin nr.8306, datë 14.2.1998, “Për strategjinë e privatizimit të sektorëve me rëndësi të veçantë”, të ndryshuar”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I SALI BERISHA P R O J E K T L I GJPËR
NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8306, DATË 14.2.1998, “PËR STRATEGJINË E PRIVATIZIMIT TË SEKTORËVE ME RËNDËSI TË VEÇANTË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Paragrafi i parë i nenit 4, të ligjit nr.8306, datë 14.3.1998, “Për strategjinë e privatizimit të sektorëve me rëndësi të veçantë”, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Sektorë me rëndësi të veçantë të ekonomisë janë: industria e energjetikës dhe e mineraleve, e naftës dhe e gazit, postat, telekomunikacionet, pyjet dhe ujërat, rrugët automobilistike e hekurudhore, portet detare, aeroportet, transporti ajror e hekurudhor.”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
KRYETARI
JOZEFINA TOPALLI
12/08/2009