E Shtunë, 31 Tetor 2026

PROJEKTLIGJ PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8306, DATË 14.2.1998, “PËR STRATEGJINË E PRIVATIZIMIT TË SEKTORËVE ME RËNDËSI TË VEÇANT˔, TË NDRYSHUAR

P R O J E K T L I GJ

PËR

 

NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8306, DATË 14.2.1998, “PËR STRATEGJINË E PRIVATIZIMIT TË SEKTORËVE ME RËNDËSI TË VEÇANTË”, TË NDRYSHUAR

 

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

 

V E N D O S I:

 

Neni 1

 

Paragrafi i parë i nenit 4, të ligjit nr.8306, datë 14.3.1998, “Për strategjinë e privatizimit të sektorëve me rëndësi të veçantë”, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Sektorë me rëndësi të veçantë të ekonomisë janë: industria e energjetikës dhe e mineraleve, e naftës dhe e gazit, postat, telekomunikacionet, pyjet dhe ujërat, rrugët automobilistike e hekurudhore, portet detare, aeroportet, transporti ajror e hekurudhor.”.

Neni 2

 

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

KRYETARI

 

 

JOZEFINA TOPALLI


12/08/2009 Votoni per projektligjin PO:       JO: 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›