VENDIM PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9048, DATË 7.4.2003,
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9048, DATË 7.4.2003, “PËR TRASHËGIMINË KULTURORE”, TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kultures, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9048, datë 7.4.2003, “Për trashëgiminë kulturore”, të ndryshuar”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
P R O J E K T L I GJ
PËR
DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9048, DATË 7.4.2003, “PËR TRASHËGIMINË KULTURORE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Në ligjin nr. 9048, datë 7.4.2003, “Për trashëgiminë kulturore”, të ndryshuar, të bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 3 bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:
1. Në fund të pikës 12, shtohen fjalët “… Agjencia e Shërbimit Arkeologjik, Drejtoritë Rajonale të Kulturës Kombëtare, Fototeka “Marubi”, Muzeu і Artit Mesjetar, Korçë, Galeria Kombëtare e Arteve, Arkivi Qendror Shtetëror і Filmit.”.
2. Pikat 5 e 22 shfuqizohen.
3. Pas pikës 34 shtohet pika 35, me këtë përmbajtje:
“35. “Zonë muze”, është njësia territoriale, brenda qytetit, me vlera muzeale, e cila përbëhet nga një grup objektesh, me vlera të rëndësishme kulturore.”.
Neni 2
Pikat 3 e 4, të nenit 5, shfuqizohen
Neni 3
Neni 6 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 6
1. Pranë Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ngrihet Komiteti Kombëtar і Trashëgimisë Kulturore Shpirtërore, і cili kryesohet nga ministri përgjegjës për trashëgiminë kulturore. Komiteti mbikëqyr veprimtarinë në fushën e trashëgimisë kulturore jomateriale, si dhe harton e miraton strategjitë dhe programet e zhvillimit në këtë fushë. Anëtarët e Komitetit shpërblehen për pjesëmarrjen në mbledhje. Përbërja e këtij komiteti dhe masa e shpërblimit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
Rregullorja dhe mënyra e funksionimit miratohen me urdhër të ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
2. Ministri і Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, me propozimin e Komitetit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Shpirtërore, shpall krijimet më të spikatura të trashëgimisë jomateriale: “Kryevepër e Trashëgimisë Kulturore, Shpirtërore, Shqiptare”.”.
Neni 4
Pika 1, e nenit 7, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Institucionet shtetërore të specializuara sipas kritereve shkencore bëjnë përcaktimin e vlerave të objekteve të trashëgimisë kulturore, të shpallura si të tilla, pronë e çdo personi, fizik apo juridik, si dhe dokumentimin e tyre.”.
Neni 5
Në pikën 4, të nenit 9, pas fjalëve “…institucionet e specializuara…” fjala “…shkencore…” shfuqizohet.
Neni 6
Në fund të pikës 1, të nenit 10, fjalët “…Instituti і Monumenteve të Kulturës, Instituti і Arkeologjisë, Instituti і Kulturës Popullore ose Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shtetit…” zëvendësohen me “…institucionet shtetërore, të specializuara…”.
Neni 7
Në nenin 12, pas fjalëve “… trashëgimisë kulturore…” shtohen “… të paluajtshme…”.
Neni 8
Paragrafi і dytë, і nenit 13, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Për restaurimin e këtyre objekteve ata janë të detyruar t’u drejtohen institucioneve shtetërore të specializuara.”.
Neni 9
Në pikën 1, të nenit 15, fjalia “Instituti і Monumenteve të Kulturës, nëpërmjet drejtorive rajonale të monumenteve të kulturës, Instituti і Arkeologjisë, Instituti і Kulturës Popullore ose Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shtetit”, zëvendësohet me “institucionet shtetërore të specializuara”.
Neni 10
Në paragrafin e dytë, të nenit 18, pas fjalëve “… monumenteve të kulturës…” shtohen “… në pronësi shtetërore…”.
Neni 11
Në pikën 2, të nenit 24, fjalët “… qendër arkeologjike…” zëvendësohen me “… zonë arkeologjike…”.
Neni 12
Neni 27 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 27
Monumente kulture të kategorisë II janë ndërtimet me vlera të spikatura, kryesisht në pamjen e jashtme të tyre. Ato ruhen sidomos në vëllime dhe përbërjen arkitektonike të pamjeve të tyre të jashtme. Ministri і Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve і shpall ato Monumente Kulture të kategorisë II.”.
Neni 13
Neni 29 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 29
1. Zonat muze, ansamblet muze, qendrat historike, parqet arkeologjike janë kategori objektesh në grup, që ruhen në tërësinë e tyre si kompkelse historiko-arkeologjike, monumentale, arkitektoniko-urbanistike dhe mjedisore.
2. Në këto kategori objektesh është e ndaluar çdo lloj ndërhyrjeje me karakter ndërtimor, me përjashtim të rrjetit inxhinierik tokësor.
3. Zonat muze, ansamblet muze, qendrat historike shpallen të tilla me vendim të Këshillit të Ministrave, pas propozimit të ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
4. Rregullorja e administrimit për kategorinë e objekteve të mësipërme dhe zonën e mbrojtur rreth tyre miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve .
5. Heqja, e plotë ose pjesshme, e shkallës së mbrojtjes në këtë kategori objektesh, bëhet me vendim të po atij organi, që e ka vendosur atë.”
Neni 14
Neni 30 ndryshohet, si më poshtë vijon: