E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SELISË SË SHENJTË, PËR DISA ÇËSHTJE, EKONOMIKE DHE TATIMORE”

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SELISË SË SHENJTË, PËR DISA ÇËSHTJE, EKONOMIKE DHE TATIMORE”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe  100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, për disa çështje, ekonomike dhe tatimore”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që і bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

   P R O J E K T L I GJ

PËR

RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SELISË SË SHENJTË, PËR DISA ÇËSHTJE, EKONOMIKE DHE TATIMORE

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I :

Neni 1

Ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, për disa çështje, ekonomike dhe tatimore.

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R І

JOZEFINA TOPALLI

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›