E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMUNITETIT EVROPIAN, PËR ASOCIIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROGRAMIN E SHTATË KUADËR TË KOMUNITETIT EVROPIAN PËR KË

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT,  NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMUNITETIT EVROPIAN, PËR ASOCIIMIN  E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROGRAMIN E SHTATË KUADËR TË KOMUNITETIT EVROPIAN PËR KËRKIMIN, ZHVILLIMIN TEKNOLOGJIK DHE TË VEPRIMTARIVE TË DEMONSTRIMIT  (2007-2013)”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe  100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Evropian, për asociimin e Republikës së Shqipërisë në programin e shtatë kuadër të Komunitetit Evropian, për kërkimin, zhvillimin teknologjik dhe të veprimtarive të demonstrimit   (2007-2013)”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që і bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

            P R O J E K T L I GJ

PËR

RATIFIKIMIN E MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT,  NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMUNITETIT EVROPIAN, PËR ASOCIIMIN  E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROGRAMIN E SHTATË KUADËR TË KOMUNITETIT EVROPIAN PËR KËRKIMIN, ZHVILLIMIN TEKNOLOGJIK DHE TË VEPRIMTARIVE TË DEMONSTRIMIT  (2007-2013)

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1, dhe 121,  të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I :

Neni 1

Ratifikimin e memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Evropian, për asociimin e Republikës së Shqipërisë në programin e shtatë kuadër të Komunitetit Evropian, për kërkimin, zhvillimin teknologjik dhe të veprimtarive të demonstrimit (2007-2013).

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R І

JOZEFINA TOPALLI

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›