E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9669, DATË 18.12.2006, “PËR MASAT NDAJ DHUNËS NË MARRËDHËNIET FAMILJARE”, TË NDRYSHUAR”

V E N D I M

PëR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PëR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME Në LIGJIN NR. 9669, DATë 18.12.2006, “PëR MASAT NDAJ DHUNëS Në MARRëDHëNIET FAMILJARE”, Të NDRYSHUAR”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punës, çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, të ndryshuar”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit bashkëlidhur këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

P R O J E K T L I GJ

PëR

DISA SHTESA DHE NDRYSHIME Në LIGJIN NR. 9669, DATë 18.12.2006, “PëR MASAT NDAJ DHUNëS Në MARRëDHëNIET FAMILJARE”, Të NDRYSHUAR

Në mbështetje te neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Në ligjin nr.9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Pas shkronjës “g”, të nenit 6, shtohet shkronja “gj”, me këtë përmbajtje:

“gj) ngritjen e një qendre kombëtare të shërbimit të përkujdesit shoqëror për viktimat e dhunës në familje. ”.

Neni 2

Pas pikës 6, të nenit 8, shtohet pika 7, me këtë përmbajtje:

“7. Mekanizmi i bashkërendimit të punës ndërmjet autoriteteve përgjegjëse, për referimin e rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare, si dhe mënyra e procedimit të tij përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. ”.

Neni 3

Në nenin 10 bëhen këto ndryshime:

1. Në shkronjën “g”, të pikës 1, fjala “.... konfiskojnë ... ” zëvëndësohet me fjalën “... sekuestrojnë ... ”.

2. Pika 4 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“4. Në rastin e zbatimit të shkronjës “g”, vendimi i gjykatës parashikon:

a) pezullimin e lejes së armës deri në plotësimin e afatit të urdhrit të mbrojtjes, si dhe njoftimin e autoritetit përkatës administrativ, nëse arma është sekuestruar dhe personi ka një autorizim për armëmbajtje me leje;

b) kthimin e armës së sekuestruar, nëse personi ka një autorizim për armëmbajtje me leje, vetëm pas mbarimit të afatit të përcaktuar në urdhërat e mbrojtjes.”.

Neni 4

Pas shkronjës “d“, të pikës 2, të nenit 13, shtohet shkronja “dh”, me këtë përmbajtje:

“dh) policia/prokuroria.”.

Neni 5

Në nenin 14 bëhen këto ndryshime:

1. Në fund të pikës 3 shtohet fjalia, me këtë përmbajtje:

“Dhoma Kombëtare e Avokatisë dhe Komisioni Shtetëror për Ndihmën Juridike u njoftojnë gjykatave listën e avokatëve, që autorizohen për dhënien e ndihmës juridike falas.”.

2. Pika 4 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“4. Kërkuesi shkarkohet nga të gjitha detyrimet e taksave dhe tarifat për shpenzimet gjyqësore, si dhe ato të shërbimeve përmbarimore shtetërore, sipas dispozitave të legjislacionit shqiptar në fuqi. Me lëshimin e urdhrit të mbrojtjes, shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palës që ka ushtruar dhunë në familje.”.

Neni 6

Pika 1, e nenit 18, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“1. Gjykata vendos në lidhje me kërkesën për mbrojtje të menjëhershme:

a) të një të mituri, brenda 24 (njëzet e katër) orëve pas parashtrimit të kërkesës;

b) të subjekteve të tjera të dhunës në marrëdhëniet familjare, brenda 48 (dyzet e tetë) orëve pas parashtrimit të kërkesës.”.

Neni 7

Pas shkronjës “ç”, të pikës 5, të nenit 19, shtohet shkronja “d”, me këtë përmbajtje:

“d. Zyrave përmbarimore të vendit të ekzekutimit.”.

Neni 8

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I

JOZEFINA TOPALLI (çOBA)


18/08/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›