E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria miraton vendimin për rritjen e nivelit bazë të së ardhurës nga papunësia

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme vendimin “ për caktimin e nivelit bazë të së ardhurës nga papunësia

Ky vendim rrit me 3,5 %, nivelin bazë të së ardhurës nga papunësia, si një e ardhur bazë që siguron të paktën një nivel jetese minimal, në kuadër të indeksimit të çmimit të konsumit.

Kjo e ardhur do të jetë 6565 (gjashtëmijë e pesëqind e gjashtëdhjetë e pesë) lekë në muaj. Bazuar mbi këtë nivel dhe kompensimet që i jepen çdo përfituesi, përftimi mesatar shkon në rreth 8100 (tetëmijë e njëqind) lekë në muaj. Efektet financiare do të përballohen nga buxheti I Ministrisë së Punës, çështjeve sociale dhe shanseve të barabarta, zëri pagesa e papunësisë.

Kjo rritje do të ndikojë në zbutjen e problemeve sociale të atyre që janë në proces trajtimi me pagesë papunësie, por edhe atyre që kanë hyrë së fundmi në këtë skemë mbështetjeje


18/08/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›