E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret kryetarin e Shoqatës Shqiptaro-Amerikane në Cleveland, Ohio, Adem Meta

Kryeministri Berisha priti sot, në takim, kryetarin e Shoqatës Shqiptaro-Amerikane në Cleveland, Ohio, zotin Adem Meta.

Zoti Meta i prezantoi Kryeministrit projektin për çeljen e Parkut Kombëtar Shqiptar në Clevelad të Ohios, i cili do të mbajë emrin e humanistes së shquar, Nënë Tereza. Parku do të jetë në formën e një amfiteatri, i cili në qendër do të ketë shtatoren e Nënë Terezës. Zoti Meta shprehu rëndësinë që ka hapja e këtij Parku, duke theksuar se në Ohio jetojnë 120 komunitete të ndryshme nga mbarë bota dhe vetëm 35 prej tyre kanë fituar të drejtën për të pasur Parkun e tyre Kombëtar, midis të cilëve edhe ai shqiptar. Në këtë Park, tha ai, do të vendosen edhe figura të tjera të shquara kulturore të kombit tonë.

Kryeministri Berisha e përgëzoi zotin Meta dhe shoqatën që ai përfaqëson për këtë iniciativë dhe u shpreh se qeveria do të japë kontributin e saj në realizimin e këtij projekti. Kryeministri u shpreh se është edhe më domethënës fakti që kjo iniciativë ndërmerret në 100 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, këtij simboli të shquar të shqiptarëve të të gjitha kohërave.


17/08/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›