VENDIM PËR HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMEVE TË DOKTORATËS, NË FAKULTETIN E INFERMIERISË, TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS, SI DHE PËR KUOTËN E PRANIMIT DHE TARIFËN E SHKOLLIMIT NË KËTO PROGRAME STUDIMI
V E N D I M
PëR
HAPJEN E PROGRAMEVE Të STUDIMEVE Të DOKTORATëS, Në FAKULTETIN E INFERMIERISë, Të UNIVERSITETIT Të TIRANëS, SI DHE PëR KUOTëN E PRANIMIT DHE TARIFëN E SHKOLLIMIT Në KëTO PROGRAME STUDIMI
Në mbështetje të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të neneve 26, pika 1.3.1, 34, 42 e 75, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Hapjen, në Fakultetin e Infermierisë, të Universitetit të Tiranës, të programeve të studimeve të ciklit të tretë, të doktoratës, si më poshtë vijon:
a) Doktoratë në “Lëndët Klinike”, në përfundim të të cilit lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr.) në Lëndët Klinike”.
b) Doktoratë në “Lëndët Paraklinike”, në përfundim të të cilit lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr.) në Lëndët Paraklinike”.
2. Këto programe studimi e fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2010 – 2011.
3. Kohëzgjatja e këtyre programeve të studimeve të doktoratës është, të paktën, 3 (tre) vite akademike, ku përfshihen edhe 60 kredite për studime të organizuara.
4. Kuota e pranimit në këto programe studimi, për vitin akademik 2010-2011, është si më poshtë vijon:
a) Doktoratë në “Lëndët Klinike" 40 kuota;
b) Doktoratë në “Lëndët Paraklinike" 40 kuota .
5. Në kuotën e mësipërme caktohet 10% për studentët nga trojet shqiptare, jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë.
6. Kuotat e paplotësuara rishpërndahen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
7. Tarifa e shkollimit, për këto programe studimi të doktoratës, është 200 000 (dyqind mijë) lekë dhe likuidohet për çdo vit të kohëzgjatjes normale, në këste të caktuara nga Fakulteti i Infermierisë, i Universitetit të Tiranës.
8. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga buxheti i Universitetit të Tiranës, pa efekte buxhetore shtesë.
9. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Universiteti i Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
13/08/2010