VENDIM PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR NJË NDRYSHIM DHE SHTESË NË LIGJIN NR.8290, DATË 24.2.1998, “PËR PËRDORIMIN E ARMËVE TË ZJARRIT””
V E N D I M
PëR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PëR NJë NDRYSHIM DHE SHTESë Në LIGJIN NR.8290, DATë 24.2.1998, “PëR PëRDORIMIN E ARMëVE Të ZJARRIT””
Në mbështetje te neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Propozimin e projektligjit “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr.8290, datë 24.2.1998, “Për përdorimin e armëve të zjarrit””, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
P R O J E K T L I GJ
PëR
NJë NDRYSHIM DHE SHTESë Në LIGJIN NR.8290, DATë 24.2.1998, “PëR PëRDORIMIN E ARMëVE Të ZJARRIT”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Në nenin 3, të ligjit nr.8290, datë 24.2.1998, “Për përdorimin e armëve të zjarrit”, bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:
1. Fjalia e parë, e pikës 2, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Nga forcat e Ministrisë së Mbrojtjes:”.
2. Në fund të pikës 2, shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje:
“Në rastet që lidhen me plotësimin drejtpërdrejt të misionit të mbrojtjes së tërësisë territoriale të Republikës së Shqipërisë apo të një misioni tjetër, të caktuar nga autoritetet kompetente dhe kur përmbushja e tij nuk mund të bëhet me mjete a mënyra të tjera. Në këto raste, përdorimi i armëve të zjarrit bëhet sipas rregullave të angazhimit, të miratuara nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, në zbatim të misionit të caktuar dhe në përputhje me legjislacionin e brendshëm e atë ndërkombëtar, të ratifikuar nga Republika e Shqipërisë.”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI (çOBA)
26/05/2010