E Diel, 1 Nëntor 2026

PROJEKTLIGJ PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.10017, DATË 13.11.2008, “PËR PËRCAKTIMIN E POLIGONEVE TË ASGJËSIMIT TË MUNICIONEVE TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRIS˔

P R O J E K T L I G J


PëR

DISA SHTESA DHE NDRYSHIME Në LIGJIN NR.10017, DATë 13.11.2008, “PëR PëRCAKTIMIN E POLIGONEVE Të ASGJëSIMIT Të MUNICIONEVE Të FORCAVE Të ARMATOSURA Të REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Në ligjin nr.10017, datë 13.11.2008, “Për përcaktimin e poligoneve të asgjësimit të municioneve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të bëhen këto shtesa dhe ndryshime:


Neni 1

Në pikën 1, të nenit 4, pas shkronjës “ë” të shtohen shkronjat “f”, “g”, “gj” dhe “h”, me këtë përmbajtje:

“f) poligoni Kepi i Skënderbeut, Mat;
g) poligoni Zharrë, Tepelenë;
gj) poligoni Mali i Tërpanit, Berat;
h) poligoni Qafa e Barit, Labinot Mal.”.

Neni 2

Pas nenit 4, të shtohet neni 4/1, me këtë përmbajtje.

“Neni 4/1
Poligonet për asgjësimin e barutit

1. Poligonet për asgjësimin e barutit të Forcave të Armatosura janë:

a) poligoni Xibrakë, Elbasan;
b) poligoni Lumi i Oltës, Gramsh.

2. Koordinatat e poligoneve të asgjësimit të barutit të Forcave të Armatosura janë të përcaktuara në genplanet, që i bashkëlidhen këtij ligji.”.


Neni 3

Neni 10 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 10

1. Ndalohet realizimi i asgjësimit të municioneve në det dhe jashtë kufirit shtetëror.

2. Distancat e sigurisë nga instalimet e shpimit dhe të shfrytëzimit të naftës, qendrat e banuara, rezervuarët, digat dhe vendet me rezerva të burimeve nënujore, monumentet e natyrës, zonat e mbrojtura, monumentet e kulturës të kategorisë I e II e zonat e tyre të mbrojtura dhe korridoret e hyrjes e të daljes së aviacionit civil në hapësirën ajrore të vendit do të jenë sipas përcaktimeve të bëra nga Ministria e Mbrojtjes, në përputhje me standardet e asgjësimit të municioneve.

3. Për përcaktimin e këtyre distancave merret dhe mendimi i Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik, ndërsa për distancat e sigurisë nga digat e rezervuarëve të bujqësisë merret edhe mendimi i Komitetit Kombëtar të Digave të Mëdha.”.

Neni 4

Gentplaneve, të përmendura në nenin 4, bashkëlidhur ligjit, i shtohen gentplanet që i bashkëlidhen këtij ligji.


Neni 5

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E T A R I

JOZEFINA TOPALLI (çOBA)


26/05/2010 Votoni per projektligjin PO: JO:

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›