VENDIM PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.10017, DATË 13.11.2008, “PËR PËRCAKTIMIN E POLIGONEVE TË ASGJËSIMIT TË MUNICIONEVE TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRIS˔”
V E N D I M
PëR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PëR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME Në LIGJIN NR.10017, DATë 13.11.2008, “PëR PëRCAKTIMIN E POLIGONEVE Të ASGJëSIMIT Të MUNICIONEVE Të FORCAVE Të ARMATOSURA Të REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë””
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për disa shtesa dhee ndryshime në ligjin nr.10017, datë 13.11.2008, “Për përcaktimin e poligoneve të asgjësimit të municioneve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë””, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
P R O J E K T L I G J
PëR
DISA SHTESA DHE NDRYSHIME Në LIGJIN NR.10017, DATë 13.11.2008, “PëR PëRCAKTIMIN E POLIGONEVE Të ASGJëSIMIT Të MUNICIONEVE Të FORCAVE Të ARMATOSURA Të REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Në ligjin nr.10017, datë 13.11.2008, “Për përcaktimin e poligoneve të asgjësimit të municioneve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në pikën 1, të nenit 4, pas shkronjës “ë” të shtohen shkronjat “f”, “g”, “gj” dhe “h”, me këtë përmbajtje:
“f) poligoni Kepi i Skënderbeut, Mat;
g) poligoni Zharrë, Tepelenë;
gj) poligoni Mali i Tërpanit, Berat;
h) poligoni Qafa e Barit, Labinot Mal.”.
Neni 2
Pas nenit 4, të shtohet neni 4/1, me këtë përmbajtje.
“Neni 4/1
Poligonet për asgjësimin e barutit
1. Poligonet për asgjësimin e barutit të Forcave të Armatosura janë:
a) poligoni Xibrakë, Elbasan;
b) poligoni Lumi i Oltës, Gramsh.
2. Koordinatat e poligoneve të asgjësimit të barutit të Forcave të Armatosura janë të përcaktuara në genplanet, që i bashkëlidhen këtij ligji.”.
Neni 3
Neni 10 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 10
1. Ndalohet realizimi i asgjësimit të municioneve në det dhe jashtë kufirit shtetëror.
2. Distancat e sigurisë nga instalimet e shpimit dhe të shfrytëzimit të naftës, qendrat e banuara, rezervuarët, digat dhe vendet me rezerva të burimeve nënujore, monumentet e natyrës, zonat e mbrojtura, monumentet e kulturës të kategorisë I e II e zonat e tyre të mbrojtura dhe korridoret e hyrjes e të daljes së aviacionit civil në hapësirën ajrore të vendit do të jenë sipas përcaktimeve të bëra nga Ministria e Mbrojtjes, në përputhje me standardet e asgjësimit të municioneve.
3. Për përcaktimin e këtyre distancave merret dhe mendimi i Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik, ndërsa për distancat e sigurisë nga digat e rezervuarëve të bujqësisë merret edhe mendimi i Komitetit Kombëtar të Digave të Mëdha.”.
Neni 4
Gentplaneve, të përmendura në nenin 4, bashkëlidhur ligjit, i shtohen gentplanet që i bashkëlidhen këtij ligji.
Neni 5
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI (çOBA)
26/05/2010