VENDIM PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN NDËRKOMBËTARE
PëR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PëR ADERIMIN E REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë Në KONVENTëN NDëRKOMBëTARE
“PëR PëRGJEGJëSINë CIVILE DHE DëMSHPëRBLIMIN PëR DëMET, Në LIDHJE ME TRANSPORTIN E LëNDëVE
Të RREZIKSHME DHE HELMUESE PëRMES DETIT, 1996””
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën ndërkombëtare “Për përgjegjësinë civile dhe dëmshpërblimin për dëmet në lidhje me transportin e lëndëve të rrezikshme dhe helmuese përmes detit, 1996””, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
P R O J E K T L I GJ
PëR
ADERIMIN E REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë Në KONVENTëN NDëRKOMBëTARE “PëR PëRGJEGJëSINë CIVILE
DHE DëMSHPëRBLIMIN PëR DëMET, Në LIDHJE ME TRANSPORTIN E LëNDëVE Të RREZIKSHME DHE HELMUESE PëRMES DETIT, 1996”
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
Neni 1
Aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën ndërkombëtare “Për përgjegjësinë civile dhe dëmshpërblimin për dëmet në lidhje me transportin e lëndëve të rrezikshme dhe helmuese përmes detit, 1996”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI (çOBA)
26/05/2010