VENDIM PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.9981, DATË 8.9.2008 “PËR MIRATIMIN E NIVELEVE TË TARIFËS DOGANORE””
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.9981, DATË 8.9.2008 “PËR MIRATIMIN E NIVELEVE TË TARIFËS DOGANORE””
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Propozimin e projektligjit “Për një ndryshim në ligjin nr.9981, datë 8.9.2008 “Për miratimin e niveleve të tarifës doganore””, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
P R O J E K T L I GJ
PËR
NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.9981, DATË 8.9.2008, “PËR MIRATIMIN E NIVELEVE TË TARIFËS DOGANORE”
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
Në ligjin nr.9981, datë 8.9.2008. “Për miratimin e niveleve të tarifës doganore”, të bëhet ndryshimi, si më poshtë vijon:
Neni 1Në lidhjen nr.1 “Nomenklatura e kombinuar e mallrave, 2008”, që i bashkëlidhet ligjit, tarifa doganore, që i përket kodit NK 27160000, përshkrimi “Energji elektrike”, nga “2 %”, bëhet “pa taksë”.
Neni 2
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI
19/02/2009