E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË THEMELIMIT TË KORPORATËS ISLAMIKE, PËR ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT”

V E N D I M

PËR  

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË THEMELIMIT TË KORPORATËS ISLAMIKE, PËR ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT”

 

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së themelimit të korporatës islamike, për zhvillimin e sektorit privat”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA P R O J E K T L I GJ

PËR

RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË THEMELIMIT TË KORPORATËS ISLAMIKE, PËR ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, e  121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

 

Neni 1

 

Ratifikimin e marrëveshjes së themelimit të korporatës islamike, për zhvillimin e sektorit privat.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

                                                                                                            K R Y E T A R I

 

JOZEFINA TOPALLI

 
19/02/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›