VENDIM PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË KONTRIBUTIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË KONTRIBUTIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE
AL-DIËAN AL-EMIRIT, TË SHTETIT TË KUVAJTIT, PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “RINOVIMI I SHESHIT SKËNDERBEJ DHE RESTAURIMI I XHAMISË SË ETHEM BEUT, NË TIRANË””
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së kontributit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Al-Diëan Al-Emirit, të shtetit të Kuvajtit, për financimin e projektit “Rinovimi i sheshit Skënderbej dhe restaurimi i xhamisë së Ethem Beut, në Tiranë””, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
P R O J E K T L I GJ
PËR
RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË KONTRIBUTIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE AL-DIËAN AL-EMIRIT, TË SHTETIT TË KUVAJTIT, PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “RINOVIMI I SHESHIT SKËNDERBEJ DHE RESTAURIMI I XHAMISË SË ETHEM BEUT, NË TIRANË”
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
Neni 1
Ratifikimin e marrëveshjes së kontributit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Al-Diëan Al-Emirit, të shtetit të Kuvajtit, për financimin e projektit “Rinovimi i sheshit Skënderbej dhe restaurimi i xhamisë së Ethem Beut, në Tiranë”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI