E Shtunë, 31 Tetor 2026

PROJEKTLIGJ PËR NJË SHTESË DHE NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8976, DATË 12.12.2002, “PËR AKCIZAT”, TË NDRYSHUAR

P R O J E K T L I GJ

PËR

NJË SHTESË DHE  NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8976,   DATË 12.12.2002, “PËR AKCIZAT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1,  dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I :

Neni 1

Nё  nenin 19, “Përjashtimet”, të ligjit nr.8976, datё 12.12.2002, “Pёr akcizat”, tё ndryshuar, tё bёhen shtesa dhe ndryshimi, si më poshtë vijon:

1. Pas shkronjës “d”, të pikës 1, shtohet shkronja “e”, me këtë përmbajtje:

“e) gazoili është shitur për anijet e peshkimit në sasitë, kushtet dhe kriteret e përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave.”.

2. Shkronja “c”, e pikës 2, shfuqizohet.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I

                       JOZEFINA TOPALLI

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›