VENDIM PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR NJË SHTESË DHE NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8976, DATË 12.12.2002, “PËR AKCIZAT”, TË NDRYSHUAR”
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR NJË SHTESË DHE NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8976, DATË 12.12.2002, “PËR AKCIZAT”, TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Propozimin e projektligjit “Për një shtesë dhe ndryshim në ligjin nr.8976, datë 12.12.2002, “Për akcizat”, të ndryshuar”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
P R O J E K T L I GJ
PËR
NJË SHTESË DHE NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8976, DATË 12.12.2002, “PËR AKCIZAT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
Neni 1
Nё nenin 19, “Përjashtimet”, të ligjit nr.8976, datё 12.12.2002, “Pёr akcizat”, tё ndryshuar, tё bёhen shtesa dhe ndryshimi, si më poshtë vijon:
1. Pas shkronjës “d”, të pikës 1, shtohet shkronja “e”, me këtë përmbajtje:
“e) gazoili është shitur për anijet e peshkimit në sasitë, kushtet dhe kriteret e përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave.”.
2. Shkronja “c”, e pikës 2, shfuqizohet.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI