E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PËR PËRZGJEDHJEN E BANKËS PËR KRYERJEN E SHËRBIMIT TË MBAJTJES SË LLOGARIVE BANKARE TË INSTITUTIT TË SIGURIMEVE SHOQËRORE, TË INSTITUTIT TË SIGURIMIT TË KUJDESIT SHËNDETËSOR, SI DHE TË NDËRMARRJEVE E TË SHOQËRIVE TREGTARE SHTETËRORE

V E N D I M

PëR

PëRZGJEDHJEN E BANKëS PëR KRYERJEN E SHëRBIMIT

Të MBAJTJES Së LLOGARIVE BANKARE Të INSTITUTIT Të SIGURIMEVE SHOQëRORE, Të INSTITUTIT Të SIGURIMIT Të KUJDESIT SHëNDETëSOR, SI DHE Të NDëRMARRJEVE E Të SHOQëRIVE TREGTARE SHTETëRORE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “dh”, të nenit 5/1, të ligjit nr.8487, datë 13.5.1999, “Për kompetencat për caktimin e pagave të punës”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Përzgjedhjen e bankës për kryerjen e shërbimit të mbajtjes së llogarive bankare të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, të Institutit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, si dhe të ndërmarrjeve e të shoqërive tregtare shtetërore, me qëllim mirëpërdorimin e fondeve publike, sigurimin e integritetit e të transparencës në procedurat e përzgjedhjes së bankave, për çeljen e llogarive bankare të institucioneve të sipërpërmendura dhe të shoqërive tregtare me kapital shtetëror, si dhe uljen e kostos së shërbimeve bankare, për administrimin e likuiditeteve të punonjësve. Përzgjedhja e bankës ose e degës së bankës së huaj për shërbimin e mbajtjes së llogarive realizohet nga institucioni, me konkurrim, në përputhje me këto parime të përgjithshme:

a) Mosdiskriminimin dhe trajtimin e barabartë të bankave ofertuese;

b) Transparencë në procedurën e përzgjedhjes;

c) Nxitjen e pjesëmarrjes e të konkurrencës së bankave në procedurën e përzgjedhjes.

3. Për përzgjedhjen e bankës ose të degës së bankës së huaj, që do të kryejë shërbimin e mbajtjes së llogarive, titullari i institucionit krijon një komision, i cili në përbërje të ketë një jurist prokurimesh dhe, të paktën, katër punonjës të tjerë, që nuk janë në përbërje të strukturës së shërbimeve mbështetëse të institucionit.

4. Komisioni i ngritur për këtë qëllim, për procedurat e përzgjedhjes, sipas parimeve të përcaktuara në pikën 2, të këtij vendimi, zbaton parimet dhe procedurat e parashikuara në dispozitat e krerëve III, V e VI, të ligjit nr.9874, datë 14.2.2008, “Për ankandin publik”.

5. Për kualifikimin e bankës ose të degës së bankës së huaj duhen të mbahen parasysh kriteret e mëposhtme:

a) Komision minimal deri në vlerën 0, për transaksionin e transferimit të pagesave të pagave të individëve, si dhe të pagesave të tjera të lidhura me punën, në bankat e kërkuara nga vetë ata;

b) Komision minimal deri në vlerën 0, për mirëmbajtje llogarie të pagave e të pagesave të tjera, të lidhura me punën për individët që i kanë llogaritë e pagave në të njëjtën bankë me atë të llogarisë së vetë institucionit;

c) Kosto minimale për transaksion;

ç) Interes maksimal për llogari depozite pa afat;

d) Shpejtësi në kryerjen e depozitimit të të ardhurave të lidhura me punën, të përmendura në shkronjat “a” dhe “b”, të kësaj pike;

dh) Shpejtësi dhe cilësi në kryerjen e transaksioneve nga llogaritë e punonjësve publikë;

e) Komision minimal për blerje të titujve shtetërorë;

ë) Cilësi shërbimi për sa i përket transparencës me subjektet, të cilat përdorin sportelet e bankës;

f) Shpejtësi në dhënien e informacionit për mbajtësin e llogarisë, sa herë që kjo të kërkohet nga ky i fundit;

g) Të tjera që mund të shtohen nga institucioni.

Marrëveshjet e lidhura me bankën e përzgjedhur, sipas kritereve të mësipërme, të jenë vjetore dhe me të drejtë përsëritjeje, në rastin e respektimit të kritereve, të cilat kanë shërbyer për përzgjedhjen. Në marrëveshje parashikohen të drejtat dhe detyrimet e palëve, procesi i monitorimit gjatë zbatimit të marrëveshjes, si dhe e drejta e zgjidhjes së marrëveshjes në mënyrë të njëanshme për mosplotësim të detyrimeve dypalëshe. Pensioni i pleqërisë mund të merret në bankën e përzgjedhur nga këshilli i administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, sipas procedurave të parashikuara në këtë vendim apo nga përfituesi, pas plotësimit, rast pas rasti, të formularit të miratuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Ngarkohet Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


16/06/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›