E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takohet me përfaqësues të kompanive të huaja

Kryeministri priti sot Presidentin e shoqërisë turke BESET , Z. Mehmet Beset, dhe Z. Arda Beset, Menaxher Ekzekutiv. Kjo kompani është nga më të mëdhatë në Turqi dhe është e përqëndruar në fushën e turizmit.

Investitorët turq shprehën interesin e tyre për të investuar në vendin tonë për ngritjen e një nga komplekseve më të mëdha turistike të ujërave termale dhe terapisë në Evropë . Kjo kompani ka gjithashtu edhe një Welleness Town nga më të njohurit në botë në Cesme të Izmirit. Kryeministri mirëpriti interesin e tyre dhe i sigurojë se qeveria do të mbështetë brenda kuadrit ligjor përpjekjet e tyre për të patur një histori suksesi.

Kryeministri priti po sot përfaqësues të kompanisë italiane Rotor Service, të kryesuar nga Z. Marco Savoia dhe përfaqësues të qarkut Gjirokastër, të cilët shprehën interesin e tyre në riaktivizimin e aeroportit të Gjirokastrës. Gjithashtu, investitorët italianë kërkuan të zhvillojnë ftuturimet charter si edhe ato të brendshëm nga ky aeroport, sikundërse edhe hapjen e një shkolle aeronautike.

Kryeministri u shpreh se zgjedhja e tyre është me interes dhe e mirëpritur dhe se do të ketë mbështetje brenda kuadrit ligjor të vendit.


17/06/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›