VENDIM PËR SHFUQIZIMIN E VENDIMEVE NR.317, DATË 30.9.1947, “PËR KRIJIMIN E NDËRMARRJES MINERARE TË QYMYRGURIT, ME QENDËR NË TIRAN˔, NR.304, DATË 15.7.1949, “PËR KRIJIMIN E NDËRMARRJES MINERARE SHTETËRORE TË QYMYRGURIT, MEMALIAJ”, NR.236, DATË 14.6.1
V E N D I M
PËR SHFUQIZIMIN E VENDIMEVE NR.317, DATË 30.9.1947, “PËR KRIJIMIN E NDËRMARRJES MINERARE TË QYMYRGURIT, ME QENDËR NË TIRANË”, NR.304, DATË 15.7.1949, “PËR KRIJIMIN E NDËRMARRJES MINERARE SHTETËRORE TË QYMYRGURIT, MEMALIAJ”, NR.236, DATË 14.6.1957, “PËR KRIJIMIN E NDËRMARRJES SHTETËRORE TË HEKUR-NIKELIT, PISHKASH”, NR.403, DATË 8.10.1957, “PËR KRIJIMININ E NDËRMARRJES SHTETËRORE TË QYMYRGURIT, PISHKASH”, DHE NR.339, DATË 12.10.1962, “MBI KRIJIMIN E N.M.SH. HEKUR-NIKELI, GURI I KUQ”, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 31, të ligjit nr.7582, datë 13.7.1992, “Për ndërmarrjet shtetërore”, të ndryshuar, dhe të neneve 121 e 124, të ligjit nr.8485, datë 12.5.1999, “Kodi i Procedurave Administrative në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Shfuqizimin e vendimeve nr.317, datë 30.9.1947, “Për krijimin e ndërmarrjes minerare të qymyrgurit, me qendër në Tiranë”, nr.304, datë 15.7.1949, “Për krijimin e ndërmarrjes minerare shtetërore të qymyrgurit, Memaliaj”, nr.236, datë 14.6.1957, “Për krijimin e ndërmarrjes shtetërore të hekur-nikelit, Pishkash”, nr.403, datë 8.10.1957, “Për krijimin e ndërmarrjes shtetërore të qymyrgurit, Pishkash”, dhe nr.339, datë 12.10.1962, “Mbi krijimin e N.M.Sh. hekur-nikeli, Guri i Kuq”, të Këshillit të Ministrave.
2. Ngarkohet ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për nxjerrjen e akteve nënligjore, në zbatim të këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA