E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR SARANDË-KRANE-KONISPOL (TOKA)

V E N D I M

PËR

 

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR  SARANDË-KRANE-KONISPOL (TOKA)

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”,  dhe të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Sarandë-Krane-Konispol (toka).

2. Shpronësimi të bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.

3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen, në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për sipërfaqen 145 693  (njëqind e dyzet e pesë mijë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e tre) m2, tokë arë, me vlerë  19 204 752.6 (nëntëmbëdhjetë milionë e dyqind e katër mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e dy, pikë gjashtë) lekë, për sipërfaqen 2 529 (dy mijë e pesëqind e njëzet e nëntë) m2, me vlerë 2 829 636  (dy milionë e tetëqind e njëzet e nëntë mijë e gjashtëqind e tridhjetë e gjashtë) lekë, me një vlerë të përgjithshme shpronësimi 22 034 388.6 (njëzet e dy milionë e tridhjetë e katër mijë e treqind e tetëdhjetë e tetë, pikë gjashtë) lekë.

4. Shpenzimet procedurale, në vlerën 3 885 000 (tre milionë e tetëqind e tetëdhjetë e pesë mijë) lekë, të përballohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.

5. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, 22 034 388.6 (njëzet e dy milionë e tridhjetë e katër mijë e treqind e tetëdhjetë e tetë pikë gjashtë) lekë, të përballohet nga buxheti i vitit 2008, zëri “Shpronësime”, miratuar për Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.

6. Shpronësimi të fillojë më 30.12.2008 dhe të përfundojë më 30.3.2009.

7.  Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve të kryejë likuidimin e pronarëve, në bazë të dokumentacionit të pronësisë.

8. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA
24/12/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›