E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM Për NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.906, DATË 19.2.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI MINISTRISË SË PUNËS, ÇËSHTJEVE SOCIALE D

V E N D I M

 

Për  

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.906, DATË 19.2.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI MINISTRISË SË PUNËS, ÇËSHTJEVE SOCIALE DHE SHANSEVE TË BARABARTA, PËR SHËRBIMIN KOMBËTAR TË PUNËSIMIT”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 8, pika 3, e 13, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V e n d o s i :

1.  Në listën, që i bashkëlidhet vendimit nr.906, datë 9.2.2007, të Këshillit të Ministrave, shtohet prona “Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional Publik, Gjirokastër”, sipas formularit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Ngarkohen ministri i Brendshëm, drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Palujatshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


24/12/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›